Së paku 20 shtëpi në një fshat të largët në verilindje të Afganistanit u varrosën nën gërmadhat e malit që u shemb mbi të pas një tërmeti me magnitudë prej 5.4 ballë.

Epiqendra e lëkundjeve nëntokësore ndodhej 170 kilometra larg Kabulit në një thellësi prej 48 kilometra. Njoftohet gjithashtu mbi një tërmet të dytë, i cili ra me një interval gjysmë-orësh në të njëjtin vend me magnitudë 5.6 ballë.

0Fshati i prekur prej tij ndodhet në një luginë malore. Një pjesë e malit u shemb mbi fshatin në fjalë dhe varrosi nën gërmadhat e shtëpive edhe njerëzit që ndodheshin në to. Në zonën e luginës janë dërguar ekipet e shpëtimit, por atyre do t’u duhen disa orë për të mbërritur deri në vendin e ngjarjes tragjike.