Kryeministri britanik David Cameron dhe bashkëshortja e tij kanë pranuar se e lanë pa mbikëqyrje vajzën e tyre 8-vjeçare, duke e harruar aksidentalisht atë në pab.

0Çifti së bashku me fëmijët drekoi në një lokal jo larg rezidencës periferike të Kryeministrit. Secili nga bashkëshortët u largua nga lokali me makinën dhe truprojat personale, duke menduar ndërkohë se vajza ndodhet në automobilin e tjetrit. Pasi kuptuan se fëmija nuk është në makinën e asnjërit, Cameron nxitoi të kthehej mbrapsh në pab, ku atë po e priste e bija Nensy.