Qeveria e Bolivisë deklaroi mbi shtetëzimin e kompanisë minerare Colquiri, e cila ndodhet në pronësi të kompanisë zvicerane Glencore. Vendimi në fjalë u morr pas takimeve dhe konsultimeve me përfaqësuesit e sindikatave të minatorëve, të cilët që prej disa javësh po zhvillojnë aksione masive proteste kundër qëndrimit barbar të kompanisë ndaj natyrës së vendit.

0Ky do të jetë tashmë rasti i tretë i shtetëzimit në Bolivi të ndërmarrjeve të lidhura me kompaninë Glencore - në vitin 2007 dhe vitin 2010 kompania zvicerane humbi dy uzina metalurgjike. Disa ditë më parë Presidenti i Bolivisë Evo Morales deklaroi se shteti mund të shtetëzojë nxjerrjen e të gjitha burimeve natyrore të vendit.