Një grup inspektorësh rusë do të kryejë fluturime vëzhguese mbi Suedi dhe Finlandë në kuadër të Traktatit të Qiejve të Hapur. Fluturimet do të realizohen nga 11 deri më 16 qershor. Distanca maksimale e tyre do të përbëjë 1.700 kilometra mbi Suedi dhe 1.400 mbi Finlandë.

0Traktati i Qiejve të Hapur u miratua në vitin 1992 nga shtetet-anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Dokumenti vendos  një regjim të tillë të qiejve të hapur, i cili u lejon pjesëmarrësve të Traktatit të kryejnë fluturime inspektimi mbi territoret e njëri-tjetrit, të mbledhin hapur informacionin për forcat e armatosura dhe aktivitetet e tyre që shkaktojnë shqetësim. Aktualisht pjesëmarrës të Traktatit në fjalë janë 34 shtete.