0Për të përftuar këtë gaz çudibërës dhe qymyr çudibërës është i domosdoshëm linjiti i zakonshëm, për mungesën e të cilit Mongolia nuk mund të ankohet. Duke ndërvepruar me ajrin në një mjedis special, linjiti transformohet në dy produkte: në gaz të djegshëm dhe në të ashtuquajturin gjysëm koks ose termokoks. Gazi shfrytëzohet pastaj për t’u ndezur, pra për të fituar energji: ngrohje ose elektricitet. Ndërsa nga termokoksi i përftuar bëjnë të ashtuquajturat brikete pa tym. Ato mund të përdoren gjithashtu si lëndë djegëse, sidomos në metalurgji, gjatë prodhimit të çelikut dhe produkteve metalike.

Punën për teknologjinë e re po e kryejnë njëkohësisht disa institute shkencore të degës siberiane të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Fjalën e ka Zv.kryetari i Presidiumit të Qendrës Shkencore të Irkutskut, Dimitri Glladkoçub:

- Provat për karburantin pa tym po zhvillohen në qendrat tona shkencore në Kemerovo dhe në Tomsk. Janë krijuar në mënyrë industriale mostrat e përpunuara të prodhimit dhe tani shkencëtarët gjenden në stadin e përpunimit të teknologjisë. Epërsia e gazit nga qymyri qëndron në atë, se ai nuk ka nevojë për kurrëfarë pastrimi dhe digjet pa tym. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për lëndën djegëse briket nga koksi. Kësisoj, nga njëri produkt, në një pajisje të vetme, dalin dy sosh, ndërsa shpenzimet për prodhimin e gazit mund të kompensohen shpejt me anë të shitjes së koksit, lloji i të cilit koks tani është i kërkuar në industri.

Paralelisht me punën e shkencëtarëve po zhvillon eksperimentet e veta dhe po i aplikon me sukses ato edhe një kompani private në Siberi. Ka të ngjarë, që vetë proceset teknologjike të përftimit të gazit dhe të koksit nga linjiti, të marrin udhë në një mënyrë tjetër, por rezultati është i njëjtë. Në qarkun e Krasnojarskut në Siberi janë vënë në funksionim tashmë pajisje nga të cilat nuk del tym.

Sa i përket Mongolisë, ajo, në kohën më të afërt, jo pa ndihmën e Rusisë, do të sjellë në regjim pune të ri ekologjik TEC-in-2 në Ulan- Bator. Projekti po realizohet, sipas kontratës së lidhur në Ministrinë e Energjetikës të Mongolisë me forcat e konsorciumit ruso-mongol të kompanisë “Sibtermo” dhe “Amore International”. Janë bërë gati, tanimë, reparti për prodhimin e briketeve koks dhe paisjet ndihmëse. Më herët, specialistët rusë patën kryer me sukses nisjen e punës së pajisjes së ripërtërirë dhe përftuan tonët e parë të termokosit mongol. Eksperimentet në Mongoli po vëzhgohen nga kompanitë perëndimore dhe kineze, të cilat duan ta marrin në konsideratë këtë teknologji ruse gjatë përpunimit të vendburimeve mongole të linjiteve.