0Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare i komentoi Drejtuesi i Qendrës Franceze për Kërkime të Institutit rus të Evropës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Juri Rubinski:

- Raundi i parë nuk ka sjellë surpriza. Rezultatet e tij ishin parashikuar nga sondazhet. Pjesëmarrja e votuesve në të qe shumë e ulët. Madje dhe shumë më e ulët se në zgjedhjet e fundit presidenciale. Kjo ka bërë disa korrektime në raportin e forcave politike. Të majtët, pra Partia Socialiste, lider i së cilës është François Hollande që u bë President, siguroi shumicën e mjaftueshme së bashku me aleatët e saj. Aktualisht është mëse e qartë se qeveria, me marrjen parasysh të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, do të përbëhet nga socialistët dhe aleatët e tyre.

Përkatësisht ndikimit që mund të ushtrojnë në marrëdhëniet ruso-franceze rezultatet e zgjedhjeve në Dhomën e Ulët të Parlamentit përsiat për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Juri Rubinski:

- Në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë unë mendoj se nuk do të ndodhin ndofarë ndryshimesh të mëdha apo kardinale. Sidomos në sferën e ekonomisë, ku bashkëpunimi do të vazhdojë në të njëjtin nivel si më parë. Kurse në politikë, sigurisht, Rusia dhe Franca kanë mospërputhje mjaft serioze mendimesh në lidhje me krizën siriane, çështjen bërthamore të Iranit. Ndërkohë, duhet thënë, se këto mospërputhje kanë të bëjnë jo me pikësynimet, objektivat, por me metodat e zgjidhjes së problemeve të sipërpërmendura. Por mund të shpresohet se qeveria aktuale dhe Presidenti, para së gjithash, do të kërkojnë ndofarë zgjidhjesh kompromise.

Ish "partia qeverisëse" - "Bashkimi për Lëvizjen Popullore" - për herë të parë që nga viti 2002, duke gjykuar nga të gjitha, do të humbasë shumicën në Kuvendin (Asamblenë) Kombëtar. Domethënë, do të ndodhet në opozitë. Pritet që ajo dhe mbështetësit e saj më të afërt të humbasin deri në 100 vende, duke siguruar në Dhomën e Ulët të Parlamentit vetëm 270 mandate deputetësh kundrejt 315, që ka patur deri tani. Pavarësisht nga disfata që pësuan udhëheqësit e “Bashkimi për Lëvizjen Popullore” deklaruan edhe njëherë, se ata nuk kanë ndërmend të arrijnë në marrëveshje me Frontin Kombëtar të djathtë ekstrem, meqenëse nuk mbështesin vlerat e deklaruara prej tij. Fronti Kombëtar, i cili që prej 15 vjetësh nuk ka qenë i përfaqësuar fare në Kuvendin (Asamblenë) Kombëtar, në raundin e parë të zgjedhjeve doli me rezultate më të këqija nga ç’pritej. Udhëheqja e Partisë shpresonte të nxirrte kandidatët e vet në raundin e dytë në 150 zonat zgjedhore, por në fakt të tillë dolën më pak se gjysma e numrit të parashikuar. Sipas rezultateve të raundit të dytë kjo Parti mund të marrë maksimum tre vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Udhëheqësja e saj, e cila më parë e provoi veten si kandidate presidenciale Marine Le Pen, pritet të marrë si rezultat mandatin parlamentar.

Konstantin Garibov