0Në pavionin rus përfaqësohen 14 organizata të kompleksit ushtarak industrial të FR-së. Ndër të tjera: koncerni “Radioelektronie tehnollogi” ("Радиоэлектронные технологии"), i cili prodhon pajisje për luftën radio-elektronike dhe sisteme të identifikimit IFF; kompania “Izhmash” ("Ижмаш") - prodhuesja e njohur e armëve të krahut; kompania “Kompas” ("Компас"), e specializuar në prodhimin e aparaturave të përpikmërisë së lartë për navigim. Ja ç’tregon përfaqësuesi i kompanisë “Rostehnologii”, Matvei Voskoboinikov:

- Specialistët dhe vizitorët e ekspozitës do të mund të njihen me më shumë se 200 mostra të perspektivës të armëve ruse dhe teknikës luftarake. Për herë të parë delegacioni rus paraqet një sasi të tillë novatorizmash me mostra origjinale. Bëhet fjalë për tankun e modernizuar T-90C, automjetin në mbështetje të tankeve, për kamionin “Ural” si dhe kompleksin e ri raketor antitank “Kornet-EM”, i montuar mbi bazën e autoblindës “Tigër” ("Тигр").

Aktualisht “Kornet-EM” është një prej armëve të saktësisë së lartë nga më të kërkuarat dhe në masë. Ajo është e aftë të zgjidhë në parim një detyrë të re: të asgjësojë shënjestra ajrore të përmasave të vogla: helikopterë, aparate fluturues pa pilot dhe aeroplanë sulmues të aviacionit ofensiv. Në ekspozitë do të paraqitet për herë të parë kompleksi mësimor zenit-raketor-artilerik “Pancir-C1” ("Панцирь-С1"), i cili lejon shkurtimin në mënyrë thelbësore të shpenzimeve në përllogaritjet e karakterit ushtarak. Kompleksi është destinuar për mbrojtjen kundërajrore të objekteve ushtarake, administrative dhe industriale. Sistemi ka aftësinë të pikasë shënjestrën deri në largësinë 25 km. Njëkohësisht “Pancir” mund mbartë deri në 4 objekte.

Në tregun botëror të armëve dhe të teknikës luftarake pikërisht për sistemet e mbrojtjes kundërajrore ndihet sot një kërkesë e lartë. Kësisoj, në ekspozitën e Parisit pritet një rritje e theksuar e interesit për pajisjet ruse të mbrojtjes kundërajrore, të cilat, meqë erdhi fjala, i përftojnë me dëshirë shumë vende në kuadër të bashkëpunimit tekniko-ushtarak që kanë me Rusinë.

Oleg Nehaj