Fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kievit “Borispol” po shtyhen, disa prej tyre janë anuluar fare, njofton site i aeroportit.

Janë shtyrë fluturimet për në Nju Jork, Athinë, Kopenhagen, Bangkok, Shën Peterburg si dhe 5 fluturime në Doneck, ku në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja e Euro 2012 midis ekipeve kombëtare të Francës dhe Anglisë. Gjithsej janë shtyrë 17 fluturime. Janë anuluar tashmë dy fluturime për në Pekin (Beijing).

0Arsyeja e vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nuk është specifikuar. Moti në rajonin e aeroportit është me diell. Ndërkohë Shërbimi për shtyp i Ministrisë së Infrastrukturës të Ukrainës njofton se aeroporti po funksionon normalisht, duke shërbyer realizimin e fluturimeve të programuara.