0Ai u lind më 9 qershor të vitit 1968 në Leningrad.

Ka mbrojtur gradën “Kandidat i Shkencave Juridike”.

Ai ka qenë Ndihmësprokuror i Rrethit Vyborg të qytetit Shën Peterburg. Nga tetori i vitit 1992 e deri në shkurt të vitit 2005 ka punuar si hetues në Prokurorinë e Rrethit Vyborg të qytetit Shën Peterburg, Zëvendësprokuror dhe më pas Prokuror i Rrethit të Moskës të qytetit Shën Peterburg, Zëvendësprokuror i qytetit Shën Peterburg, Prokuror i Republikës Bashkortostan.

0Nga nëntori i vitit 2005 e deri në maj të vitit 2008 Aleksandër Vladimiroviç Konovallov ka punuar si Përfaqësues Fuqiplotë i Presidentit të Federatës Ruse në Qarkun Federal të Vollgës.