OKB evakuon stafin e vet nga perëndimi i Myanmar, ku pati përleshje të dhunshme mes myslimanëve dhe budistëve dhe mbetën të vrarë të paktën 7 vetë. Më shumë se 40 bashkëpunëtorë me familjet e tyre po largohen nga zona e trazuar në afërsi të kufirit me Bangladeshin.

Kryesisht bëhet fjalë për bashkëpunëtorët që ofronin ndihmë humanitare. Nga rajoni po largohen edhe përfaqësuesit e organizatave  jo-qeveritare.

Trazirat shpërthyen pas përdhunimit dhe vrasjes së një vajze budiste nga myslimanët vendas. Autoritetet e Myanmar kanë dërguar atje njësitë e ushtrisë dhe kanë vendosur gjendjen e jashtëzakonshme.