0Në Kinë si rezultat i shirave të fortë me rrebesh humbën jetën 5 persona, më shumë se 690.000 u lënduan. Fundjavën e kaluar fatkeqësia natyrore goditi provincat Jiangxi, Hunan dhe Guizhou në jug-lindje të vendit. Niveli i ujit në lumenj ka arritur një pikë kritike. Tokat bujqësore prej 48 mijë hektarësh janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht. Sipas parashikimeve, shirat e rrëmbyer do të vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.