Sot në Kampionatin Europian të Futbollit hyjnë në rivalitet midis tyre ekipet e grupit "D", që luajnë në Ukrainë. Franca takohet me Britaninë, ndërsa Ukraina me Suedinë.

Anglezët, edhe pse konsiderohen ndër favoritët e Kampionatit, kompetiocionet e mëdha për herë të fundit i kanë fituar në vitin 1966. Bookmakers-at favorizojnë francezët, të cilët janë prezantuar bindshëm në prag të Kampionatit.

Në ndeshjen e dytë, sipas mendimit të shumë ekspertëve, ekipi ukrainas është një "kalë i zi". Me mbështetjen e mureve amtare ai mund të bëjë çfarëdolloj surprize, megjithëse nuk ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit të kontrollit. Kombëtarja e Suedisë nuk hyn në radhët e favoritëve, por gjithashtu nuk është e udhës ta klasifikosh atë si outsider apriori.