Të paktën 6 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën kur në rrugën në jug-perëndim të Pakistanit, në afërsi të autobusit që po udhëtonte drejt qytetit të Noshki, shpërtheu një bombë.

Sipas informatave paraprake, në autostradë shpërtheu një mekanizëm shpërthyes i telekomanduar. Shpërthimi e shkatërroi gati plotësisht autobusin, në të cilin ndodheshin më shumë se 60 persona. Në mesin e viktimave ka fëmijë dhe gra. Gjendja e shumë prej të plagosurve është mjaft kritike.

Aktualisht asnjë nga grupet terroriste nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë akt barbar.