Në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë fitorja u korr nga socialistët - partia e Presidentit të ri të vendit François Hollande.

Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga Ministria franceze e Punëve të Brendshme, socialistët dhe aleatët e tyre - "të gjelbërit" mblodhën një total votash prej gati 46 %, ndërsa "Bashkimi për Lëvizjen Popullore" i qendrës së djathtë, të cilit i përket ish-Presidentit Nikolas Sarkozy - 34% të votave.

Nëse këto rezultate do të konfirmohen në raundin e dytë, të planifikuar më 17 qershor, Hollande do të marrë shumicën parlamentare të nevojshme për kryerjen e reformave të premtuara prej tij, duke përfshirë edhe rritjen e taksave për të pasurit.

Në parlament do të hyjnë edhe Fronti Kombëtar i krahut të djathtë radikal, i kryesuar nga Marine Le Pen, dhe Fronti i Majtë i Jean-Luc Melenchon i mbështetur nga komunistët.