Sot në Serbi do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Presidentit të ri të vendit Tomisllav Nikoliç.

Nikoliç, i cili fitoi në zgjedhjet presidenciale të majit, mori zyrtarisht detyrën më 31 maj, por inaugurimi i tij do të bëhet vetëm sot. Ftesën për pjesëmarrje në këtë ceremoni e refuzuan liderët e Kroacisë, Bosnjës dhe Sllovenisë, duke iu referuar deklaratave skandaloze të Nikoliç. Në veçanti, Nikoliç e ka quajtur Vukovarin qytet serb dhe ka deklaruar se në Srebrenicën boshnjake në vitin 1995 nuk ka patur gjenocid kundër myslimanëve.