Në jug të Libisë në qytetin Kufra jo më pak se 16 persona u vranë në përleshjet ndërmjet forcave ushtarake qeveritare dhe njësive të armatosura të fiseve lokale. Luftimet po vazhdojnë tashmë që rej dy ditësh. Sipas njoftimeve të dëshmitarëve okularë mes të vdekurve ka jo pak civilë.

Operacioni në Kufra filloi pasi forcat lokale sulmuan postobllokun e trupave të armatosura qeveritare, duke u përpjekur t’i vjedhin ushtarakëve automjetet e tyre. Ndërkaq përfaqësuesit e fisit Tubu deklarojnë se ishin ata vetë që u sulmuan. Përleshjet mund të kenë lidhje me luftën për kontrollin e rrugëve të kontrabandës në këtë rajon.