Policia kiliane përdori gaz lotsjellës dhe makina me ujë për shpërndarjen e demonstratës së kundërshtarëve të ish-Kreut të shtetit Augusto Pinochet në Santiago, të cilët ishin të indinjuar nga premiera e filmit biografik që lavdëronte diktatorin e ndjerë. Disa dhjetra demonstrues u ndaluan.

Shfaqja e filmit në qendër të kryeqytetit kilian u kthye dhe në grumbullimin më të madh të mbështetësve të gjeneralit pas vdekjes së tij në vitin 2006.

Pinochet erdhi në pushtet në vitin 1973, duke përmbysur presidentin marksist Salvador Allende dhe si pasojë në mënyrë të përsëritur është akuzuar për krime kundër njerëzimit.