0Ka lindur më 8 janar të vitit 1962 në rajonin Krasnodar.

Ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave Ekonomike”.

Në vitin 1984 u diplomua si ekonomist në Institutin e Tregtisë së Bashkimit Sovjetik të Leningradit. Në vitin 2001 përfundon Universitetin Shtetëror të Shën Peterburgut dhe merr diplomën e juristit. Në periudhën e viteve 1984 - 1985 ka kryer shërbimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Bashkimit Sovjetik.

Që nga viti 2000 e deri në vitin 2004 ka zënë postin e Zëvendës shefit, ndërsa më pas dhe të vetë Shefit të Departamentit të Tatimeve dhe Mbledhjes së Taksave të Ministrisë së Federatës Ruse për qytetin Shën Peterburg. Në vitin 2004 emërohet Shef i Shërbimit Federal të Taksave.

0Që nga 15 shkurti i vitit 2007 zë postin e Ministrit të Mbrojtjes të Federatës Ruse.