0Ai ka lindur në vitin 1950 në Moskë.

Gëzon gradën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Federatës Ruse. Është i martuar dhe ka një vajzë.

Në vitin 1972 u diplomua në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës të MPJ të Bashkimit Sovjetik (BRSS). Zotëron rrjedhshëm anglishten, frengjishten dhe gjuhën senegaleze.

E filloi veprimtarinë e vet si diplomat në vitin 1972 në Ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Sri Lankë. Më pas ka punuar në Departamentin e Organizatave Ndërkombëtare të MPJ të BRSS. Nga viti 1981 e deri në vitin 1988 ka qenë Sekretar i parë, Këshilltar dhe Këshilltar i Lartë në Misionin e Përhershëm të BRSS-së në OKB.

0Që nga viti 2004 zë postin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.