0Ka lindur më 1 janar të vitit 1959 në rajonin Vollgograd.

Është Gjeneral-lejtnant. Ka mbrojtur gradën “Kandidat i Shkencave Teknike”. Është dekoruar me shumë urdhëra e medalje të Federatës Ruse.

Në periudhën e viteve 1983 - 1997 është marrë me çështjet e mbrojtjes civile dhe situatave emergjente. Nga viti 1995 - 1997 ka drejtuar Departamentin e Hulumtimeve Shkencore të Institutit Mbarërus Kërkimoro-Shkencor për çështjet e Mbrojtjes Civile dhe Situatat Emergjente. Në vitin 1997 u emërua me punë në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme të Federatës Ruse. Në vitin 1999 ai u bë Zëvendës shef i Departamentit të Mbrojtjes Civile, kurse në vitin 2003 e kryesoi këtë Departament. Nga viti 2006 e deri në vitin 2007 ka shërbyer si Shef i Qendrës rajonale Veri-Perëndimore të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme.

të Rusisë.

0Më 21 korrik të vitit 2007 emërohet Zëvendësministër për çështjet e mbrojtjes civile, situatave emergjente dhe eliminimit të pasojave të fatkeqësive natyrore.