Ka lindur më 11 maj të vitit 1961 në rajonin Penza.

Është gjeneral-lejtnant i policisë.Ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave Juridike”.

0Punën në milici e filloi në vitin 1982 në shërbimin e patrullimit, më vonë kryesoi një nga drejtoritë e milicisë të Moskës. Nga viti 2001 e deri në vitin 2011 ka qenë Zëvendës shef i Zyrës Operative dhe Hetimore në Drejtorinë Qendrore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse. Më pas zuri postin e Shefit të kësaj Zyre. Ka drejtuar Zyrën e Punëve të Brendshme të rajonit Orioll, ka qenë Zëvendësi i parë i drejtorit të Departamentit të Hetimit të Krimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse dhe Shef i Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve të Brendshme të qytetit Moskë.