0Ka lindur më 6 mars të vitit 1965 në kryeqytetin e Ceilonit - Kolombo. Është i martuar dhe ka një vajzë.

Ai u diplomua në Fakultetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ekonomike të Institutit të Financave të Moskës.

Që nga viti 1998 është Anëtar i Bordit të Drejtorëve të “Kompanisë metalurgjike dhe minierave të Gadishullit të Kolës” (“Кольскaя горно-металлургической кампании»). Nga qershori i vitit 1999 - Anëtar i  Bordit të Drejtorëve të “ONEXIM Bank”, ndërsa nga nëntori i po këtij viti edhe Anëtar i Bordit të Bashkimit të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve të Rusisë.

0Më 28 janar të vitit 2001 zgjidhet Guvernator i Qarkut Autonom Taymir. Në mars të vitit 2003 Aleksandër Hlloponin u bë anëtar i Këshillit Suprem të Partisë “Rusia e Bashkuar”. Më 19 janar të vitit 2010 emërohet Përfaqësues i Autorizuar i Presidentit të Federatës Ruse në Qarkun Federal të Kaukazit të Veriut dhe zë njëkohësisht edhe postin e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë ruse.