Në Letoni në vitin 2013 mund të vendosin një taksë për shëndetin. Ajo do të përbëjë 40 dollarë në muaj. Kjo ide u propozua nga Ministria e Shëndetësisë e Letonisë. Sipas planeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për qytetarët që punojnë taksa për shëndetin do të përfshihet në tatimin mbi të ardhurat dhe do të përbëjë 5%  të shumës së saj. Të papunët do të duhet të paguajnë 40 dollarë çdo muaj. Në të njëjtën kohë ata që nuk do të paguajnë taksën mbi shëndetin, nuk do të mund të përfitojnë kujdes mjekësor, me përjashtim të rasteve emergjente.

0Disa kategori të caktuara të qytetarëve do të përjashtohen nga tatimi. Duhet të theksohet se ndihma e shpejtë do të jetë falas dhe veprimi i saj nuk do të varet nga fakti nëse personi e paguan apo jo taksën.