Para ndeshjes mes kombëtareve të Rusisë dhe Republikës Çeke vëzhguesi i futbollit i gazetës "Sport-Express" Aleksandër Bobrov ndau me Radiokompaninë  “Zëri i Rusisë” mendimin e tij rreth lojës së ardhshme.

0Sipas fjalëve të tij, "kombëtarja jonë nuk duhet të ketë probleme. Në të vërtetë, ekipi ynë është më i fortë se ai çek. Vetëm nëse nuk do të luajnë rol emocionet e startit dhe tanët do të dinë të përmbajnë vetveten, atëherë unë mendoj se çdo gjë duhet të përfundojë me sukses për ekipin tonë. Mbi të gjitha rivaliteti konsiston në planin psikologjik, nëse tanët do të ruajnë gjakftohtësinë dhe do të luajnë normalisht, atëherë unë mendoj se kombëtarja ruse ka shans për të korrur fitore".