Vila e Gianni Versace në Miami-Beach u nxorr në shitje për 125 milionë dollarë. Është pikërisht ajo shtëpi ku në vitin 1997 u qëllua për vdekje stilisti italian, shkruan gazeta “The Wall Street Journal”.

Sipas të dhënave të botimit, Gianni Versace e bleu vilën në breg të oqeanit në vitin 1992 për 10 milionë dollarë dhe më pas shpenzoi edhe 33 milionë të tjerë për rikonstruksionin e saj.

Në shtëpinë me sipërfaqe 19 mijë metra katrorë ka 10 dhoma gjumi dhe 11 banja.