Në Moskë u arrestuan edhe 2 të dyshuar për çështjen e trazirave në aksionin protestë të opozitës të 6 majit. Të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje në trazirat masive dhe përdorimin e dhunës kundër policëve. Së shpejti atyre do t’iu paraqiten aktakuzat.

Më parë në lidhje me këtë çështje u arrestuan tre persona. Atyre iu paraqitën po të njëjtat akuza, dënimi për të cilat parashikon deri në 10 vjet heqje lirie.

Atëherë aktiviteti i sanksionuar u kthye në trazira: policia përdori shkopat e gomës, ndërsa demonstruesit hodhën gurë mbi ushtarakët e repartit special. Rreth 400 persona u arrestuan. Përfaqësuesit e opozitës deklaruan se trazirat u provokuan nga persona të panjohur.