Forcat ushtarake ajrore të Perusë zbuluan nëpërmjet sinjaleve të satelitit vendndodhjen e përafërt të helikopterit të humbur, në bordin e të cilit ndodheshin 14 të huaj, midis tyre 8 qytetarë nga Koreja e Jugut, njoftojnë mediat koreanojugore.

Helikopteri, që i përkiste kompanisë Heli Cusco, të mërkurën në mbrëmje nisi fluturimin nga qyteti Mazuko për në qendrën administrative të rajonit - qytetin Cusco, ku nuk mbërriti.

Për herë të fundit ekuipazhi kontaktoi me qendrën e drejtimit të fluturimeve një ore pas nisjes.

Sipas të dhënave të mediave, në bordin e helikopter ndodheshin edhe qytetarë austriakë.