Stërvitja e hapur e kombëtares holandeze në Krakov, për të parë të cilën u mblodhën rreth 25 mijë veta, përfundoi me një skandal. Lojtarët “portokalli” Gregory van der Wiel dhe Nigel de Jong iu nënshtruan fyerjeve raciste nga ana e tifozërisë vendase. Pasi dëgjoi fyerjet në adresë të partnerëve, kapiteni i holandezëve Mark van Bommel i bëri thirrje ekipit për të kaluar në gjysmën tjetër të fushës. 

“Një sjellje e tillë e spektatorëve - është thjesht turp. Nëse kjo do të përsëritet gjatë ndeshjeve, ne do t’i kërkojmë jurisë të largojë ekipet nga fusha. E gjitha kjo është e fort e pakënaqshme, veçanërisht pas vizitës në kampin e përqëndrimit Auschwitz”, - tha kapiteni i ekipit.

Në UEFA u përpoqën t’i shpjegonin britmat nga tribuna me pakënaqësinë e banorëve të Krakovit për faktin që qyteti nuk u përfshi ndër ato ku do të zhvillohen ndeshjet e Euro 2012.