0Sipas të dhënave të gazetës londineze "Express", Kryeministri britanik dhe Presidenti i SHBA-së do t’i bëjnë thirrje Merkelit që me çdo mjet të arrijë një disiplinim financiar të rreptë në eurozonë.

Siç vërejnë ekspertët, këmbëngulja e liderëve të të dy vendeve është reflektim ndaj situatës gjithnjë e më të rënduar në Europë, e cila ditët e fundit “ka ndryshuar nga e keqe në përkeqësim”.

Në situatën aktuale ministrave të ekonomisë së vendeve europiane do të mund t’iu vinin shumë në ndihmë mësimet e “artistit dhe filozofit” të shahut Aron Nimcoviçit, shpreh bindjen e vet Mjeshtri i Madh Ndërkombëtar i shahut Vlladisllav Tkaçov:

- Shumë kohë para krijimit të Bashkimit Europian në lojën e shahut ishte formuluar mësimi mbi të ashtuquajturin “zinxhir i ushtarëve ”. Njëri prej mjeshtërve më të mëdhenj dhe teoricienëve të shahut Aron Nimcoviç vërtetoi, se vendi më i dobët i një zinxhiri të tillë ishte ushtari më pak i lëvizshëm, i avancuar. Vendet e Europës Jugore, që kanë, si rregull, një saldo negative tregtare, mund të llogariten me plot gojën si hallka të tilla plagë. Logjikisht, do të jenë pikërisht këto vende viktimat e para të veprimit të faktorëve të jashtëm, në rastin e dhënë të krizës financiare. Mund të shprehim veç keqardhje, që arsimimi me lojën e shahut nuk është lëndë e detyrueshme për ministrat aktualë të financave të vendeve europiane.

Mendoj, që si në shah, ashtu edhe në politikë, në këtë rast, ka vetëm dy variante veprimi. I pari: të vijohet më tej mbrojtja e lojtarit të dobët deri në fund, duke shpresuar të ruhet ai dhe të rimerret iniciativa. Kjo gjë do të mund të ishte kthimi tek një autonomi e madhe e vendeve të BE-së sa i përket politikave financiare. Për shembull, me anë të përtëritjes së përdorimit të valutave kombëtare. Varianti i dytë: të ndërpritet mbështetja për ushtarin buzë varrit dhe të aktivizohen figura të tjera. Nuk besoj në mundësinë e një varianti të tillë në situatën e tanishme: Greqinë do ta ndihmojnë gjithësesi. Por ja që nuk jam i bindur se për këtë do shfrytëzohen të gjitha mundësitë në disponim. Sakaq, pa këtë është e pamundur që të shpëtohet loja.

Për problemet e Europës janë të shqetësuar, siç është bërë e qartë tashmë, jo vetëm në BE dhe SHBA: ato në një mënyrë a tjetër prekin shumicën e vendeve të botës. Prandaj edhe gjetja e rrugëdaljes do kërkohet bashkërisht. Shpëtimi i euros do të jetë tema qendrore e samitit të "G-20", i cili do të zhvillohet në Meksikë në fund të qershorit.

Igor Sileckij, Olga Pshenjicina