0Diplomatët rusë kanë sugjeruar për të mbajtur sa më shpejt të jetë e mundur një konferencë ndërkombëtare mbi Sirinë. Tashmë që sot në Moskë diplomatët rusë dhe amerikanë do të zhvillojnë konsultime për Sirinë.

Si të ndalohet gjakderdhja në Siri - kjo është aktualisht çështja më kryesore. Disa ofrojnë mënyra krejtësisht radikale. Kështu, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Shteteve Arabe Nabil al-Arabi bëri thirrje për ndërhyrje ushtarake në përputhje me nenin 7 të Kartës së OKB-së. Rusia ka shprehur dyshime në lidhje me efikasitetin e politikave të tilla. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi si vijon:

- Palët e ingranuara në konfliktin sirian, duke përfshirë edhe opozitën e huaj - të ashtuquajturin Këshilli Kombëtar sirian - nuk duan të negociojnë me Bashar Al-Assadin. Ato janë të gatshme për të vazhduar luftën e armatosur për aq kohë sa Këshilli i Sigurimit të marrë vendimin për të lëshuar një mandat për ndërhyrjen e huaj në vend. Por mandat për ndërhyrje të huaj nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk do të ketë. Këtë jua garantoj unë.

Kina mbështet plotësisht qëndrimin e Rusisë. Ndërkohë, SHBA vazhdojnë të dalin aktivisht me deklaratat që tashmë janë bërë bozë (bajate) të tipit: ditët e regjimit të Bashar Al-Assadit janë të numëruara, një president i tillë nuk i duhet Sirisë. Këto u artikuluan nga Hilari Klinton në Turqi. Dhe, sigurisht, Këshilli Kombëtar opozitar sirian (KKS), pasi mori këtë mesazh të Sekretares Amerikane të Shtetit, u bëri thirrje rebelëve të intensifikojnë veprimet luftarake. Ja se çfarë thotë në lidhje me këtë eksperti rus për Lindjen e Mesme Aleksandër Sotniçenko:

- NATO dhe vendet në të cilat triumfuan revolucionet - Egjipti, Tunizia, Libia, Jemeni - kanë formuluar një pikëpamje të përbashkët për çështjen e Sirisë. Ajo artikulohet në këtë mënyrë: rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është i ashtuquajturi skenar jemenas. Domethënë, presidenti lë nën kujdesin e bashkësisë ndërkombëtare situatën në vendin e tij dhe largohet prej andej bashkë me familjen e vet. Sigurisht ato do të dëshironin të zgjeronin ndikimin e tyre në Siri.

0Megjithatë shpëtimi i Damaskut, sipas Perëndimit, nga presidenti i "padëshirueshëm”, nuk do të thotë aspak zgjidhje e të gjitha problemeve ekzistuese. Mjafton të shikoni shkallën e kaosit në të cilin janë zhytur "reformat demokratike" në Libi. Kështu që mënyra më e mirë është gjetja e një kompromisi që do të mund të kënaqte të gjithë sirianët. Dhe jo Brukselin, Katarin apo Uashingtonin.

Igor Sileckij