“Rosatom” mund të marrë pjesë në ndërtimin e centralit bërthamor britanik “Horizont”. Rusia po shqyrton një mundësi të tillë mjaft seriozisht, deklaroi Kreu i Dikasterit Sergei Kirienko, por vendimi për pjesëmarrje në projekt nuk është marrë ende. 

Përveç kësaj, “Rosatom” po shqyrton mundësinë e ndërtimit të elektrostacioneve atomike dhe blloqeve të energjisë në Turqi, Vjetnam, Kinë, Ukrainë, Bjellorusi, Armeni dhe Bangladesh. Po zhvillohen negociatat për nënshkrimin e kontratave për ndërtimin e centralit bërthamor në Bullgari. Përveç kësaj, po zhvillohen tenderat - ose për to do të njoftohet shumë shpejt - edhe në 7 vende të tjera.  

“Rosatom” po përgatit një projekt të përmirësuar të bllokut tipik të energjisë. Ai do të përfundojë në vitin 2012. Afati i shërbimit të bllokut të ri të energjisë do të jetë 60 vjet, ndërsa afati i ndërtimit të tij 40-60 muaj.