Në Rusi është krijuar një avion unikal pa pilot, i cili falë konstruksionit të pazakontë mund të fluturojë madje edhe brenda ndërtesave. Aparati nuk ka as krahë, as bisht dhe as skelet avioni, ndërsa nga pamja e jashtme ngjason më tepër me një ventilator fluturues.

Avioni pa pilot mund të fluturojë lirshëm në qytet duke manovruar midis ndërtesave, të nisë fluturimin vertikalisht dhe të ulet pa problem pa pistë përkatëse, të zhvillojë zbulime, të fotografojë reliefe, të transportojë ngarkesa, të patrullojë ndërtesat dhe rrugët e qyteteve.

Përmasat e aparatit variojnë nga 15 cm deri në 2 m. Ndaj tij tashmë kanë shfaqur interes të gjallë Ministria e Situatave Emergjente, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes.