Opozitarët arritën marrëveshjen principiale me autoritetet për zhvillimin e marshimit më 12 qershor - në Ditën e Rusisë. Vendi ku do të zhvillohet mitingu u zgjodh “Bollotnaja Plloshad” («Болотная Площадь»). Planifikohen gjithashtu marshime në “Bolshaja Jakimanka” («Большая Якиманка»). Në trajektoren e marshimit nuk do të ketë asnjë kordon të ndërmjetëm dhe të tërthortë si më 6 maj.

Dokumenti që konfirmon këtë marrëveshje duhet të dorëzohet sot.

Bashkia u propozoi organizatorëve të “Marshimit të milionave” të reduktojnë numrin e deklaruar të pjesëmarrësve nga 50 mijë në 35 mijë veta, ndërsa fillimin e mbledhjes së pjesëmarrësve ta ndërrojnë nga ora 14:00 në 12:00. Vendimi përfundimtar për këtë çëshjte do të merret në mbledhjen e komitetit organizativ të marshimit sot në mbrëmje.