Qindra izraelitë kanë telefonuar në polici duke konfirmuar se të enjten në mbrëmje kanë parë një disk fluturues (UFO) në veri të kufirit me Libanin. Objekti i vogël i ndritshëm është vënë re edhe nga banorët e territoreve palestineze.

Përfaqësuesit e ushtrisë deklaruan se në këtë zonë nuk janë zhvilluar kurrfarë veprimesh nga ana e forcave ushtarake ajrore. Sipas fjalëve të Drejtorit të Observatorit, i cili ndodhet mu në zemër të Izraelit, edhe astronomët e tij e kanë vëzhguar këtë objekt, dhe, sipas mendimit të tij, ai nuk ishte meteor.

“Ai ngjasonte me një trup të vogël qiellor, por më pas filloi të rritet dhe të kryejë lëvizje në formë spirale, ndërsa më vonë u zhduk krejtësisht në retë e dendura”, -  tregoi shkencëtari.

0Shtypi izraelit kujtoi, se diçka e ngjashme është parë në vitin 2009 në Norvegji pikërisht në kohën kur Rusia testoi raketën balistike.