Shkak i aksidentit ajror të aeroplanit “Superjet-100” (“SSJ-100”) në Indonezi mund të jetë “Faktori njerëzor”, njoftoi një burim në industrinë e aviacionit i mirëinformuar në lidhje me ecurinë e hetimit të katastrofës.

Aeroplani rus dispononte gjithë dokumentacionin e nevojshëm që i lejonte atij realizimin e fluturimeve në Xhakartë: ky fakt u konfirmua zyrtarisht prej autoriteteve indoneziane të aviacionit. Nuk janë fiksuar kurrfarë disfunksionimesh apo problemesh teknike të pajisjeve të aeroplanit gjatë realizimit të fluturimit të parë të demonstrimit. Avioni ishte mbushur me karburant të cilësisë së lartë deri në masën e nevojshme.

0“Sukhoi Superjet-100” u rrëzua më 9 maj gjatë kohës së fluturimit të dytë të demonstrimit, pas përplasjes tragjike me shpatin e malit Salak në Indonezi. Në bordin e tij ndodheshin 45 veta, duke përfshirë edhe 8 qytetarë rusë. Të gjithë ata gjetën vdekjen gjatë kësaj katastrofe ajrore.