Republikani Mitt Romney u barazua me rivalin e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të nëntorit - Presidentin e SHBA Barack Obama - në mbledhjen e mjeteve financiare për fushatën elektorale. Bile më tepër se kaq, në maj Romney për herë të para e parakaloi Obama-n përkatësisht shumës së parave të derdhura në fondet e kandidatëve të dy partive kryesore politike amerikane.

Muajin e kaluar ish Guvernatori i shtetit Massachusetts e mbushi kutinë e vet të kursimeve me 76 milionë $, ndërsa i Zoti aktual i Shtëpisë së Bardhë me 60 milionë $.