Sot në Taxhikistan po fillojnë stërvitjet ushtarake të vendeve-anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH ose SCO) - “Misioni i Paqes 2012”.

0Në manovrat ushtarake në fjalë do të përfshihen më shumë se 2000 ushtarakë të shteteve-anëtare të OBSH (SCO). Nga ana e Rusisë në to do të marrin pjesë njësitë e motorizuara të këmbësorisë, njësitë artilerike të bazës së 21-të ushtarake të dislokuar në territorin e Taxhikistanit si dhe aeroplanët luftarakë. Stërvitjet ushtarake do të përfundojnë më 14 qershor.