Iniciativa e Rusisë mbi thirrjen e konferencës ndërkombëtare për Sirinë nuk do të zëvendësojë punën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara Vitali Çurkin.

Më parë Rusia, në mbledhjen joformale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, propozoi zhvillimin e një konference mbi çështjen siriane, në të cilën të mund të merrnin pjesë vendet që kanë ndikim mbi forcat siriane me qëllim të mbështetjes së planit të parashtruar nga i Dërguari Special i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe Kofi Annan. Ai parashikon, në veçanti, ndalimin e zjarrit të armatimeve të rënda, tërheqjen e trupave ushtarake nga territoret e qyteteve dhe pikat e tjera të banuara, fillimin e dialogut politik.

0Konfrontimi i armatosur i autoriteteve dhe opozitës në Siri po vazhdon që nga marsi i vitit të kaluar. Sipas të dhënave të OKB-së, gjatë kësaj kohe në këtë vend kanë gjetur vdekjen rreth 12.000 njerëz.