Parlamenti i Danimarkës miratoi projektligjin që u lejon çifteve të të njëjtit seks të formalizojnë marrëdhëniet e veta nëpërmjet martesës në kishë. “Pro” këtij projektligji votuan 85 deputetë, “kundra” - 24. Ligji në fjalë do të hyjë në fuqi më 15 qershor.

0Në vitin 1989 Danimarka u bë vendi i parë në botë që miratoi regjistrimin e martesave të çifteve të të njëjtit seks, kurse që nga viti 1997 në vend zhvillohen ceremoni speciale për bekimin e çifteve të të njëjtit seks, të cilat mbahen zakonisht pas shërbimeve të zakonshme kishtare.