0Kështu deklaroi në bisedë me korrespondentin e “Zërit të Rusisë”, përfaqësuesi special i Presidentit të Federatës Ruse (FR) për Bashkëpunimin me Vendet e Afrikës, Mihaill Margellov:

-Parimi ynë shprehet mjaft thjeshtë: Rusia është një fuqi globale, ne kemi interesa globale.  Ne nuik mund të heqim dorë nga këto interesa vullnetarisht. Nëse realitetet politike janë të tilla, që shumicën parlamentare të këtij, apo atij vendi arab e marrin partitë e rrymës islamike, atëherë, kjo do të të thotë për ne vetëm një gjë: ne duhet të ndërtojmë me to dialogun. Partitë islamike, në tërësi, gjenden sot në pushtet në një rradhë vendesh: Turqi, Iran, Kuvajt, Palestinë, ku kohë më parë fitoi Hamas-i. Ato fituan edhe në Turqi, edhe në Egjipt, edhe në Libi. Sikurse kemi zhvilluar takime edhe me  “vëllezërit myslimanë”, të cilët ishin anëtarë të parlamentit egjyptian në legjislaturën e kaluar, duke qenë të zgjedhur aty si deputetë të pavaruar.

Përfaqësuesi i Presidentit të Rusisë pohoi edhe njëherë synimin e pushtetit të ri në Libi për të zhvilluar bashkëpunimin ekonomik me Federatën Ruse:

-Po përsëris atë që kam thënë tashmë: pala libiane është në pritje të delegacionit të kompanive ruse, të cilat kanë punuar dhe dëshirojnë të vazhdojnë punën në Libi. Do shqyrtohet çdo kontratë konkrete që ofrohet dhe shpresoj, që kompanitë tona ruse do fillojnë të dërgojnë delegacionet e tyre në Tripoli.

0Përpara luftës, kompanitë ruse në Libi realizuan në këtë vend një sërë kontratash me leverdi. Më e madhja midis tyre i përkiste “Hekurudhave Ruse”. Kjo kompani kishte propozuar të ndërtonte një linjë të shpejtë hekurudhore, që lidhte qytetet e Sirtes dhe Bengazit, me shtrirje 550 km. Gjithashtu, në Libi kanë punuar kompanitë ruse të naftës. Në tërësi, investimet e kompanive ruse në projektet e tyre në Libi vlerësohen në shumën e një miliardë dollarëve.