Dy ndërtesa u shembën të enjten në mëngjes në qendrën historike të qytetit Conversano të provincës së Barit në Italinë e Jugut. Me sa duket, shkak i situatës emergjente u bë shpërthimi i brendshëm i gazit.

0Dhjetë njerëz u lënduan. Shpëtuesit po kërkojnë tre persona të tjerë. Banorët e shtëpive fqinje u evakuuan për shkak të frikës së shpërthimeve të reja. Një prej shtëpive të shkatërruara ishte bosh, ndërsa apartamentet e shtëpisë tjetër iu jepeshin me qira turistëve. Aktualisht si e zhdukur pa gjurmë cilësohet një familje nga Holanda - një çift i martuar dhe fëmija i tyre 18 muajsh.