Komandantin e avionit rus të rrëzuar në Indonezi “Superjet-100” (“SSJ-100”) Alexandër Jablloncev mund ta akuzojnë pas vdekjes për sjellje prej rrugaçi gjatë fluturimit.

Siç iu bë e ditur gazetës "Moskovskij Komsomolec" («Московский Комсомолец»), në deshifrimin e regjistrimit të bisedave të ekuipazhit gjoja ka vende ku dëgjohet jo vetëm aparatura që paralajmëron komandantin për konvergjencën e rrezikshme me një pengesë, por edhe një anëtar i ekuipazhit që thërret pothuajse kështu: "Komandant, ne nuk mund të fluturojmë në atë drejtim, atje është një mal". Por komandanti, pavarësisht nga të gjitha këto paralajmërime, ndërmerr një manovër të rrezikshme e cila çon në tragjedi.

0Këtë informacion burimi ia dorëzoi gazetës në kushte anonimiteti të plotë, për shkak se të dhënat zyrtare të deshifrimit të regjistrimit nuk do të publikohen.