Shpëtuesit gjetën trupin e desantit të fundit të tetë, i cili gjeti vdekjen gjatë shuarjes së një zjarri pyjor në Tuva (në jug të Siberisë Lindore).

Ditën e mërkurë 14 parashutistë-desantë të bazës ajrore lokale u përballën me zjarrin e fuqishëm që kishte përfshirë një sipërfaqe prej 500 hektarësh në rajonin pyjor. Ata i kapi zjarri i majave të pemëve. Gjashtë arritën të shpëtonin, një prej tyre u transportua me djegie të rënda në spital, ndërsa të tjerët humbën jetën.

07 qershori u shpall Ditë Zie në Republikën e Tuva-së. Flamujt shtetërorë janë ulur në gjysmë shtize. Qeveria ka akorduar nga 1 milion rubla për çdo familje të desantëve që gjetën vdekjen në krye të detyrës, të afërmit e viktimave do të marrin rreth 15 mijë dollarë.