0Njoftimi mbi vrasjen masive të popullsisë paqësore u përhap nga përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar të opozitës siriane. Ai akuzoi për këtë masakër forcat qeveritare dhe paralajmëroi se regjimi i Bashar Al-Assadit është duke planifikuar sulme të reja. Kurse Televizioni shtetëror i Sirisë i bëri një interpretim diametralisht të kundërt tragjedisë së ndodhur: ushtria siriane u erdhi në ndihmë banorëve të dy fshatrave kur ata u sulmuan nga persona të armatosur (militantë).

Masakra ndodhi në gjysmën e dytë të ditës pas heqjes dorë prej krahut ushtarak të opozitës “Ushtria Çlirimtare e Sirisë” (FSA) nga zbatimi i detyrimeve të parashikuara në Planin e paqes të Kofi Annanit. Situatën e krijuar e komenton për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” eksperti i Institutit rus të Studimeve Strategjike dhe Analizës Sergei Demidenko:

- Edhe në rastin me qytetin Hula, edhe në rastin me qytetin Hama nuk mund të përjashtohet kurrsesi fakti i provokimit. Situata paraqitet tejet e ndërlikuar dhe e rëndë. Tendenca është krejtësisht evidente: pikërisht Assadi dhe regjimi laik i Partisë Baa’th do të fajësohet, meqenëse tani për tani ajo është e vetmja forcë brenda botës arabe që vazhdon të kundërshtojë opozitën e armatosur. E gjithë pjesa tjetër e fushës është pastruar njëherë e mirë, në mënyrë të pakthyeshme. Sirinë po e shpartallojnë përfundimisht, po e copëtojnë dhe po i lëkundin themelet.

Ndër të tjera edhe me ndihmën e luftës psikologjike të filluar tashmë kundër saj. Një nga violinat e para e luajnë në këtë fushatë kanalet televizive “Al Jazeera” dhe “Al-Arabiya”. Për këtë i deklaroi Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Koordinatori i projektit humanitar “Çmimi i lirisë” Ibrahim Naovaf. Ai iu referua pikëpamjeve të sirianëve të zakonshëm, me të cilët ka kontaktuar gjatë xhirimeve të filmit të vet dokumentar:

- Më shumë se 80% e tyre përkrahin Presidentin Bashar Al-Assad. Përse? Sepse populli shikon sulmet terroriste, terroristët, të cilët po hedhin themelet e të ashtuquajturës demokraci, apo lirisë së fituar me derdhjen e gjakut të njerëzve krejtësisht të pafajshëm. Ne do t’i suportojmë të gjitha, thonë njerëzit. Ne besojmë në udhëheqjen tonë, në Presidentin tonë. Ata akuzojnë vendet e Gjirit Persik, Arabinë Saudite dhe Katarin, të cilat financojnë tashmë publikisht terroristët. Ata akuzojnë Turqinë, SHBA, Britaninë e Madhe, Francën për  sanksionet e rrepta që vendosën kundër Sirisë. E për çfarë mbështetje të Perëndimit nga ana e sirianëve të zakonshëm mund të bëhet fjalë në një kohë kur popullin e pengojnë të bëjë një jetë të qetë, të ushqehet normalisht e të marrë arsim? Kur Perëndimi financon terroristët që vrasin banorët paqësorë dhe shkatërrojnë infrastrukturën e vendit - shkollat, spitalet, xhamitë?

0Minioni Vëzhgues i OKB-së  në Siri ka ndërmend këto ditët e afërta të aktikulojë versionin e vet të tragjedisë së dy javëve të kaluara në pikën e banimit Hula. Duke gjykuar nga të gjitha, pas kasaphanës së ditës së djeshme atij do t’i duhet të zhvillojë një hetim të ri.

Konstantin Garibov