0Çmimi stratosferik, i pabesueshëm i pajisjes - 25 000 rubla ($ 800) - me sa duket  nga të gjitha nuk i tremb aspak njerëzit. Tregtarët vendas nuk arrijnë të mbushin raftet e dyqaneve. Sipas fjalëve të tyre, pajisja krijon një fushë elektrike që vepron mbi grabitqarët supersensibël. Ky mekanizëm mbrojtës është i aftë t'i dekurajojë dëshirën për të sulmuar madje dhe llojeve më të mëdha të peshkaqenëve - peshkaqenit bardhë, peshkaqenit tigër, peshkaqenit Mako dhe peshkaqenit hundshtypur. Shqetësimi i njerëzve është plotësisht i kuptueshëm, pasi në gusht të vitit të kaluar në ujërat e Primorjes pati tre sulme ndaj notarëve. Njëri prej tyre, duke mbrojtur gruan e tij, humbi të dyja duart.

Zhytësi me përvojë të madhe, bashkëpunëtori shkencor i Institutit të Oqeanologjisë të Akademisë së Shkencave të Rusisë Dimitri Astakhov nuk i këshillon njerëzit të mbështeten shumë në këtë teknologji:

- Për zhytësit pa përvojë këto pajisje përbëjnë një rrezik të madh. Këto janë pajisje specifike me antena që vishen në këmbë. Ato janë shumë të rënda, kaba dhe të pengojnë të notosh. Vështirë që personi, i cili nuk di të mbahet në mënyrë shumë të qëndrueshëm në ujë apo është fare fillestar, të mund të përfitojnë ndonjë mbrojtje efektive prej tyre.

Sipas fjalëve të specialistit, pajisjes mund t’i shkarkohet bateria dhe atëherë ajo bëhet krejtësisht e padobishme. Ndërsa në rast të "shkarkimit" të baterive vetë njeriu mund të pësojë goditje elektrike. Nën peshën e pajisjes zhytësi pa akualang rrezikon në përgjithësi të mbytet. Mjeti më efektiv për mbrojtjen nga peshkaqenët, sipas mendimit të Dimitri Astakhov, është të notuarit në plazhet e pajisura me mjete teknike mbrojtëse, me mbikëqyrje të vazhdueshme të zonës së akuatorit dhe paralajmërim të hershëm të rrezikut. Megjithatë, invadimi i ri i grabitqareve detare në sezonin e vitit 2012 është me probabilitet shumë të vogël, shprehet me siguri të plotë oqeanologu:

- Në Lindjen e Largët të Rusisë rastet e dukjes së peshkaqenëve të bardhë dhe Mako janë ngjarje shumë të rralla. Rasti i fundit i sulmit mbi njeriun ka ndodhur disa dhjetra vjet më parë. Ndërsa para kësaj asgjë e tillë nuk është regjistruar ndonjëherë.

0Shkencëtarët e kanë të vështirë të japin një përgjigje të qartë në lidhje me pyetjen - përse verën e kaluar peshkaqenët u afruan deri në brigjet e Lindjes së Largët. Migrimi i banorëve detarë varet shumë nga moti, rrymat oqeanike, lëvizja e tufave të peshkut që shërbejnë si ushqim për grabitqarët. Ka më tepër të ngjarë që peshkaqenët të kenë hyrë fare rastësisht në territore të panjohura. Meqë ra fjala, këta grabitqarë shfaqen në vende krejtësisht të papritura. Peshkaqeni i bardhë subtropikal, për shembull, mund të ndeshet pranë brigjeve të Alaskës, ku uji për të është mjaft i ftohtë, duhet thënë. Kështu që surprizat, natyrisht, nuk mund të përjashtohen.

Elena Kovaçiç