0Së bashku të gjitha këto ndikuan në rënien e çmimeve botërore të burimeve të energjisë, të cilat në një shkallë të madhe garantojnë të ardhurat që derdhen në buxhetin rus.

Gjatë majit çmimi i naftës ra në 20 $, domethënë më shumë se 15 për qind. Natyrisht kjo shkaktoi shqetësime në lidhje me balancin e pagesave të Rusisë. Në fakt, këto shqetësime ka shumë gjasa të mbeten vetëm teorike. Pothuajse një vit më parë pati vend një dobësim analogjik i pozitave të rublës, por kurrfarë pasojash për ekonominë dhe rritjen e inflacionit kjo nuk pati. Për më tepër, në vitin 2011 ai shënoi nivelin më të ulët në gjithë historinë e Rusisë bashkëkohore - 6%. Një tregues të tillë autoritetet ruse duan të arrijnë edhe në vitin në vazhdim.

Në stabilizimin e kursit të rublës ka ndikuar veprimtaria aktive e Bankës Qendrore, e cila aplikoi mekanizmin e ndërhyrjeve (intervencioneve) monetare. Në ditët e fundit ajo ka shitur gati 200 milionë dollarë, ndërsa vitin e kaluar vëllimet e shitjeve së kësaj valute në ditë të caktuara kanë arritur deri në disa miliardë $. Detyra aktuale për të është tani - mosfiksimi i kursit të rublës në një nivel të caktuar, por parandalimi i luhatjeve të saj. Sipas fjalëve të Kryetarit të Bankës Qendrore të Rusisë Sergei Ignatiev, politikanët evropianë tani për tani nuk kanë propozuar ndonjë program bindës anti-krizë. Si rrjedhojë, nuk mund të përjashtohet edhe rënia e mëtejshme e çmimeve të lëndëve djegëse, burimeve përftuese të energjisë. Nëse situata do të zhvillohet sipas një skenari të tillë, atëhere Banka Qendrore është e gatshme të rrisë ndërhyrjet (intervencionet) valutore - mjete për këtë ajo disponon. Ja mendimi i ekspertit të kompanisë ruse “Univer Capital” Dimitri Aleksandrov në lidhje me këtë:

- Kursi i rublës tashmë ka filluar të rritet. Të gjitha shqetësimet e shprehura janë krejtësisht të panevojshme, të kota dhe spekulative, meqenëse nuk ka arsye objektive për vazhdimin e rënies së theksuar të rublës.

0Por gjatë kësaj nuk përjashtohet as mundësia e ndikimit të dobësimit të rublës në rritjen e inflacionit. Rreth 1/3 e mallrave që shiten në Rusi janë importi. Dhe është i lartë propabiliteti i rritjes së çmimit të tyre, mendon Këshilltari i Kryetarit të Bankës Qendrore të Rusisë Pavell Medvediev. Por nga ana tjetër kjo mund të stimulojë rritjen e aktivitetit blerës të produkteve ruse nga popullsia. Dhe, si rezultat, prodhuesit vendas do të përfitojnë një motivim suplementar për zhvillim. E vetmja gjë që mund t’i pengojë ata është rënia e aktivitetit të investimeve në tregun rus.

Ilia Harllamov