0Në samit u nënshkrua Deklarata për ndërtimin e një paqeje afatgjatë në rajon dhe arritjen e prosperitetit të përbashkët. Liderët e OBSH (SCO) bënë thirrje për krijimin e një zone të lirë nga arma bëthamore (të denuklearizuar) në Azinë Qendrore. Ata theksuan gjithashtu papranueshmërinë, palejueshmërinë e çdo ndërhyrjeje nga jashtë në punët e rajonit. Në dokumentin e sipërpërmendur është fiksuar se mekanizmat konkretë të bashkëpunimit në çështjen e garantimit të sigurisë në rajon duhet të përcaktohen pikërisht nga vendet që ndodhen territorialisht atje. Një nga rezultatet kryesore të samitit është zgjerimi i numrit të vendeve me statusin e vëzhguesve në OBSH (SCO). Në Pekin këtë status, përveç Mongolisë, Indisë, Pakistanit e Iranit, e fitoi edhe Afganistani. Në lidhje me këtë ngjarje të shënuar Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi si më poshtë vijon:

- Ne shpresojmë shumë se statusi i vendit vëzhgues do t’u lejojë partnerëve tanë afganë që të japin një kontribut akoma dhe më të madh në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal. OBSH (SCO) është një Organizatë e hapur që avokon për zgjerimin e marrëdhënieve me struktura multilaterale dhe shtete të ndryshme. Ne i mirëpresim të gjithë ata që synojnë për të bashkëpunuar me OBSH (SCO).

Samiti kënaqi kërkesën e Turqisë për t’u bërë partnere në dialog e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Ky status iu dha më parë Bjellorusisë dhe Sri Lankës.

Samiti i OBSH (SCO) përpunoi qasjen e përbashkët ndaj zgjidhjes së krizave rajonale. Në veçanti, ai u shpreh kundër ndërhyrjes ushtarake në punët e brendshme të vendeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Përsa i përket situatës në Siri, udhëheqësit e OBSH (SCO) dolën unanimisht kundër operacionit të huaj ushtarak në këtë vend dhe transferimit të detyruar të pushtetit atje. Ata mbështetën përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zgjidhjen e krizës me mjete politike dhe kërkuan ndalimin e gjithfarë formave të ushtrimit të dhunës në territorin e Sirisë nga kushdo që aplikohen ato.

Liderët e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait shprehën shqetësim serioz në lidhje me situatën e krijuar rreth Iranit, vend ky që gëzon statusin e vëzhguesit në këtë Organizatë. Ata theksuan se përpjekjet për të zgjidhur me përdorimin e forcës çështjen bërthamore iraniane janë të mbarsura me pasoja të paparashikueshme.

0Me propozimin e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, Sekretar i Përgjithshëm i OBSH (SCO) u zgjodh Dimitri Mezentsev. Ai ka kryesuar për 6 vjet me radhë Këshillin e Biznesit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Konstantin Garibov, Svetllana Andrejeva