Në prag të zhvillimit të fazës finale të Kampionatit Evropian të Futbollit 2012 në Holandë doli një poster, i cili u bë një hit i vërtetë në Internet. Në veri të Ukrainës është paraqitur Bjellorusia e pikturuar me ngjyrat e flamurit polak - të kuqe e të bardhë.

Në territorin e Bjellorusisë janë shënuar qytetet polake - Varshava, Gdansk, Vrocllav dhe Poznan - qytete këto në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e Euro 2012. Në të njëjtën kohë kryeqyteti polak - Varshava është shënuar diku në rajonin e kryeqytetit të Bjellorusisë - Minsk.

0Këtë lapsus e postoi në faqen e vet të rrjetit social një nga kafenetë polake. Autorët sigurojnë se kjo mund të shihet në rrugët e Holandës. Ndërsa Ukrainën, megjithatë, holandezët e kanë përcaktuar saktë.