Vapa anomale u bë shkak për vdekjen e më shumë se 100 personave në Indinë Lindore. Në shtetin West Bengal temperaturat gjatë disa ditëve me radhë janë mbajtur në shkallën rreth 47 gradë Celsius. Njerëzve u diagnostikohet goditje në masë nga dielli dhe nga nxehtësia.

Raste vdekjesh janë fiksuar në kryeqytetin e shtetit Kolkata (Calcutta) në Asansol, Durgapur si dhe qytete të tjera. Një situatë e tillë e rëndë vërehet edhe në shtetin verilindor Oddisha.

0Administrata rajonale i bën thirrje njerëzve të pijnë sa më shumë ujë dhe të përpiqen të mos dalin nga shtëpia gjatë ditës. Në disa shtete të vendit kanë kaluar tashmë në regjim të shkurtuar të ditës së punës.