Autoritetet siriane mohojnë përfshirjen e tyre në masakrën e re në vend në provincën Hama. Në deklaratën e qeverisë së Sirisë, të lëshuar sot herët në mëngjes, e quajtën "gënjeshtër" njoftimin në lidhje me vrasjen e 86 banorëve të fshatit  Al-Kubejr. Autoritetet deklarojnë se atje u gjetën trupat e nëntë personave të vrarë nga një "grup terrorist".

Për vdekjen e dhjetra njerëzve në Al-Kubejr njoftuan të mërkurën në mbrëmje veprimtarët e opozitës siriane. Ata deklarojnë se krimi monstruoz, viktima të të cilit u bënë shumë gra dhe fëmijë, u krye nga luftëtarët e trupave vullnetare proqeveritare "Shabiha".